Plagosi me thikë të birin 15-vjeçar, lihet në burg Shpëtim Çuka

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 03.11.2024, 16:54

Shpëtim Çuka është lënë në burg pasi plagosi me thikë djalin e tij 15-vjeçar në banesën e tyre në fshatin Vreshtas, bashkia Maliq. Seanca gjyqësore u zhvillua këtë të diel, ku gjykata vendosi masën e arrestit me burg për Çukën.

Ngjarja ndodhi të mërkurën rreth orës 7:30 të mëngjesit, teksa djali i tij duhej të shkonte në shkollë. Konflikti nisi pasi 15-vjeçari refuzoi të largohej nga telefoni për të ndjekur shkollën, çka shkaktoi përplasjen mes tyre. Gjatë grindjes, Çuka mbante një thikë në dorë, me të cilën plagosi djalin.

Pas ngjarjes, adoleshenti u trajtua në spitalin rajonal të Korçës dhe më pas u kthye në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit