I shpallur në kërkim si person i rrezikshëm, arrestohet 29-vjeçari

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 03.11.2024, 16:01

Aleksandër Senaj, një 29-vjeçar nga Thumana, Krujë, u arrestua nga Policia e Mirditës dhe forcat speciale gjatë një operacioni të zhvilluar në Lezhë, ku iu gjet një pistoletë e gatshme për përdorim. I dënuar më parë në Itali për vjedhje me armë, Senaj po tentonte të largohej ilegalisht drejt Italisë, ndërsa ishte shpallur në kërkim për një seri krimesh të rënda.

Senaj akuzohet për “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie”, “Plagosje të lehtë me dashje” dhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake”, pas një sulmi të dhunshëm më 15 tetor 2024 në një karburant në rrugën e Kombit, Mirditë, ku ai dhe një bashkëpunëtor goditën dhe kërcënuan pronarin me armë për përfitime monetare.

Përveç kësaj, ndaj tij ka një masë sigurie “Arrest në Burg” nga Gjykata e Tiranës për “Vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë dhe “Mbajtje pa leje e armëve”, pas një incidenti më 11 gusht 2024, ku qëlloi drejt një automjeti me një shtetase rumune brenda. Materialet për këtë çështje janë referuar në Prokurorinë e Lezhës për hetime të mëtejshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit