OBRM-PDUKM: Këshilli i Prokurorëve me ndërhyrje klasike në Akademinë për Gjykatës dhe Prokurorë Publik

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 03.11.2024, 15:20

“Këshilli i Prokurorëve Publik, sikurse Këshilli Gjyqësor kanë bërë ndërhyrje klasike në Akademinë për Gjykatës dhe Prokurorë Publik”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Sipas tyre Këshilli për Prokuror Publik në vend që për anëtar të Këshillit Drejtues të Akademisë të emërojë Prokuror Publik, ka emëruar anëtar të saj duke shkelur ligjet për parandalimin e korrupsionit.

Nga OBRM-PDUKM gishtin e drejtojnë tek Kryetarja e Këshillit të Prokurorëve Publik, Dushica Dimitrieska.

“Dushica Dimitrieska, krahas që është Kryetare e Këshillit të Prokurorëve është në lidhje të ngushtë me LSDM-në. E bija e saj, Ema Neshkoska është anëtare e Këshillit të Komunës së Gostivarit nga rradhët e LSDM-së, kurse ishte kandidate për deputete nga partia e njëjtë në zgjedhjet e fundit parlamentare. Këshilli i Prokurorëve Publik sikurse Këshilli Gjyqësor vazhdojnë të punojnë për rrënimin e gjyqësorit dhe imazhit tek qytetarët.

I bëjmë thirrje Këshillit të Prokurorëve Publik ta tërheq propozimin për KD-në e Akademisë. Në të kundërtën në mënyrë kolektive shkel ligjin, për të cilën duhet të ketë përgjegjësi”, thonë nga OBRM-PDUKM.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit