Vdes infermierja e Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare në QKUK

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 03.11.2024, 15:16

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar për vdekjen e infermieres Shukrije Kurti.

Sipas njoftimit të SHSKUK’së, e ndjera ishte infermiere në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare e cila kishte përvojë mbi 20 vite.

“Për mbi 20 vjet të punës së saj, infermierja Kurti njihej për aftësitë e saja profesionale, afërsinë me kolegët, por mbi të gjitha për shërbimet profesionale dhe përkushtimin ndaj pacientëve.

ShSKUK i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, stafit të klinikës dhe pacientëve që ju shërbeu me shumë përkushtim”, thuhet në njoftim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit