“Të lutem më ço në spital”, shqiptari dhunon barbarisht anglezen dhe e kërcënon me vdekje

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 03.11.2024, 13:02

Një 33-vjeçar shqiptar është arrestuar në Britaninë e Madhe pasi ka dhunuar brutalisht partneren e tij dhe e kërcënoi me vdekje.

Emiljano Cakraj gjatë një debati më 23 janar 2024, e goditi disa herë me grusht në kokë gruan dhe tentoi ta mbyste duke i vënê duart në fyt. Ajo u përpoq t'i gërvishtte krahët për ta larguar nga ai.

Ajo iu lut Cakrajt që ta çonte në spitalin King’s Mill, duke i thënë se do të thoshte se kishte rënë nga shkallët. Pasi e bëri të betohej se nuk do t'i tregonte askujt se çfarë kishte ndodhur, ai tha se do ta merrte.

Ata hipën në makinë, por ai kaloi pranë spitalit dhe nuk u ndal.

Në atë moment gruaja, e cila ishte në sediljen e pasme, supozoi se Cakraj do ta çonte diku për ta vrarë. Ajo u shtir si e vdekur dhe Cakraj nga frika u fut në një parking dhe thirri dikë që e mori dhe e çoi në spital.

Pas hetimeve të shpejta, policia arrestoi Cakrajn gjatë orëve të para të 24 janarit dhe më pas ai u akuzua për sulm të shkaktuar nga lëndime trupore.

Cakraj, u paraqit në Gjykatën e Nottingham Crown për dënim të premten (4 tetor) pasi u deklarua fajtor për akuzën. Ai gjithashtu u deklarua fajtor për ndjekjen e viktimës, midis 16 marsit dhe 17 majit.

Gjykata dëgjoi se Cakraj e ka bombarduar me mesazhe, duke përdorur llogari të rreme në rrjetet sociale, duke e bërë atë të ndjehet e frikësuar. Ajo e njohu zërin e tij në disa nga telefonatat që mori.

Një nga mesazhet kërcënuese që ai i dërgoi asaj shfaqte një foto të paqartë të makinës së saj.

Cakraj u dënua me tre vjet burg dhe iu komunikua masa e ndalimit prej katër vitesh.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit