Një qytetar ka shprehur zhgënjimin e tij ndaj dyqanit DORMIBENE në CASA ITALIA pas një eksperience skandaloze me produktin që bleu. Ai thotë se një vit më parë pagoi plot 380 mijë lekë të vjetra për një dyshek, për të cilin dyqani pretendonte se mbulohej nga një garanci 15-vjeçare.
Pas vetëm tre muajsh përdorim, dysheku u deformua dhe krijoi një gropë, duke e bërë të papërdorshëm. Klienti tregon se kontaktoi dyqanin për t’i kërkuar ndihmë, por në vend t’ia ndërronin me garanci, ai thotë se i futën block në rrjete sociale dhe në numrat e kontaktit.
Duke mos marrë asnjë zgjidhje nga dyqani, qytetari u detyrua të blejë një dyshek të ri. Pas prishjes së dyshekut DORMIBENE, ai zbuloi se brenda tij kishte vetëm një sustë metalike të madhe, të mbështjellë me një shtresë të hollë sfungjeri, një strukturë e deformuar për çmimin e paguar.
Në një përpjekje për të komunikuar me dyqanin në tetor 2023, ai mori premtimin se një përfaqësues do të vinte për ta inspektuar dyshekun, por ende nuk ka marrë një zgjidhje.
DENONCIMI
”Pershendetje JOQ,
Para nje viti bleva kete dyshekun tek Dyqani DORMIBENE qe ndodhet ne CASA ITALIA.
Per me pak se 3 muaj dysheku u be grope. Kur e bleva than qe e mbulon garancia 15 vjeçare qe me dhan gjasme dhe certifikat garancie. Nuk mbajten asnje pergjegjësi dhe me ben bllok numrin dhe ne instagram.
Duke mos marr asnje zgjidhje u detyrova bleva dyshek tjeter. Dyshekun DORMIBENE e bera copash per ta hedhur dhe brenda ishte thjesht nje suste metalike e madhe e mbeshtjell me sfungjera te holle. Kam paguar 380 mij lek te vjetra per kete.
I pata marr ne telefon ngaqe nuk pergjigjeshin ne whatsapp dhe than qe do vij dikush ta shofi, kjo ne tetor 2023.”