Kabina e energjisë elektrike në qytetin e Ballshit është lënë në gjendje skandaloze, tejet të rrezikshme për kalimtarët për më shumë se dy muaj. Banorët e zonës kanë ngritur shqetësimin se pajisjet dhe kabllot elektrike janë të dëmtuara dhe të ekspozuara, duke rrezikuar seriozisht sigurinë e tyre.
Pavarësisht se kjo situatë mund të shkaktojë probleme të rënda për qytetarët, nuk është bërë asnjë përpjekje për të rregulluar kabinën e energjisë.
Pamjet e dërguara në JOQ tregojnë kabllot e zhveshura me elektricitet dhe mbetjet e pluhurit që kanë mbuluar pajisjet elektrike, duke e bërë këtë situatë edhe më të rrezikshme.
Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga autoritetet për të parandaluar çdo aksident të mundshëm elektrik në zonë.