Sela: OBRM-PDUKM erdhi në pushtet me antishqiptarizëm, teksa VLEN vetëm se po i legjitimon këto veprime

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 03.11.2024, 11:06

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela nga Shkupi mbrëmë theksoi se faktori politik shqiptar në pushtet nuk po bën asgjë por vetëm se po legjitimiton punën e OBRM-PDUKM-së.

“Erdhën në skenën politike me antishqiptarizëm duke mbajtur një fushatë të tërë që do të heqin balancuesin, të drejtën e përdorimit të gjuhës etj dhe sot po i relizojnë. Faktori politik shqiptar në Qeveri s’bën asgjë përkundrazi legjitimon dhe relativizon gjëmën dhe të keqen e cila na kanaoset ne si popull”, theksoi Sela nga Shkupi.

Sela mbrëmë mbajti në Shkup një takim me qytetarët, takime këto në kuadër të nismës së Frontit Europian për të ndarë me popullin situatën aktuale politike në të cilën ndodhet vendi.

Pritet që këto takime të vazhdojnë dhe nëpër qytete të tjera.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit