Flutura dhe Bashkimi, viktimat e pafajshme të atentatit mafioz në Dobraç

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 03.11.2024, 09:59

Viktimat e pafajshme nga atentatet mafioze që ndodhin në çdo orë të ditës apo natës sa vijne e shtohen.

Flutura dhe Bashkim Basha, prindër të tre fëmijëve, po ktheheshin në shtëpinë e tyre, kur motori i tyre u godit nga nje automjet tip “Mercedes-Benz” me targa kroate që sapo ishte qëlluar me breshëri plumbash nga një “Range Rover” në lëvizje.

Makina që drejtohej nga Hamza Lici dhe pasagjer Arlind Bushati u qëllua me armë zjarri nga persona ende paidentifikuar që lēviznin me një mjet të vjedhur në Durrës dhe që u gjet pak orë më vonë i shkrumbuar nga flakèt.

Lici ndërroi jetë në vend bashkë me 56-vjeçaren Flutura Basha, ndërsa Arlind Bushati luftoi për jetën në spital për disa orë pasi mori një plumb në kokë.

Lici dhe Bushati po udhëtonin nga Shkodra drejt Koplikut me makinën tip Benz me targa kroate, në momentin që u qëlluan.

Viktima Hamza Lici është vëllai i Ibraim Licit, i kërkuar për vrasje. Ndërsa Arlind Bushati para disa ditësh denoncoi në polici një atentat të dështuar ndaj tij në qendër të qytetit të Shkodrës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit