Gjendet i vdekur në banesë shqiptari

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 03.11.2024, 09:38

Një ngjarje e dhimbshme ka ndodhur në Hamburg, Gjermani, ku 33-vjeçari Dritan Lalaj, nga Frakulla e Fierit, është gjetur i pajetë. Policia gjermane zbuloi trupin e tij në banesë më 1 nëntor, dhe dyshimet fillestare sugjerojnë se mund të bëhet fjalë për një vetëvrasje.

Familjarët kanë treguar se Dritani i kishte dërguar një letër kushëririt dy javë më parë, ku shprehte dëshirën për t’i dhënë fund jetës. Komuniteti shqiptar ka nisur një mbledhje fondesh për të ndihmuar në kthimin e trupit të tij në Shqipëri, pasi familja ndodhet në kushte të vështira ekonomike.

Trupi i Dritanit pritet të mbërrijë në Shqipëri brenda pak ditësh. Ai ishte i vetmi djalë i familjes; pesë vite më parë, nëna e tij ndërroi jetë, dhe tani babai, Gori Lalaj, i sëmurë dhe pa të ardhura, mbetet i vetëm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit