Një video e fundit e mbërritur në redaksinë e JOQ nga Spitali Ushtarak i Tiranës tregon kushtet skandaloze të tualeteve të spitalit.
Pamje që nuk i shihni as në vendet e treta të botës, nxjerrin në pah një problem shqetësues për institucionin shëndetësor kryesor të kryeqytetit.
Një karikaturë e ndërtuar me plastikë dhe hekur është dëshmi e qartë e kushteve higjienike alarmante.
Ky realitet vë në rrezik shëndetin e pacientëve, duke ngritur pikëpyetje për standardet e higjienës dhe kujdesit ndaj qytetarëve në këtë institucion të rëndësishëm.