Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Suharekë, ku një i mitur ka pësuar lëndime të rënda nga arma e zjarrit.
Policia përmes raportit ditor ka bërë të ditur se vëllait të viktimës, po ashtu i moshës së mitur, i ka shkrepur aksidentalisht pushka e gjuetisë duke e lënduar vëllain e tij.
Policia ka bërë të ditur se pas incidentit, viktima është dërguar për trajtim mjekësor fillimisht në spitalin rajonal të Prizrenit dhe më pas është transferuar në QKUK për trajtim të mëtejshëm, për shkak të lëndimeve serioze të marra.
Policia ka bërë të ditur se po e heton rastin.