Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, ka kërcënuar Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin se do të marrin një "përgjigje shkatërrimtare" pas sulmeve të fundit ndaj Iranit dhe aleatëve të tij.
Këto tensione mund të përshkallëzojnë konfliktin në Lindjen e Mesme, duke krijuar rrezik për një përplasje më të gjerë rajonale, teksa zgjedhjet presidenciale amerikane po afrohen.
Khamenei tha se çdo agresion ndaj Iranit do të marri një përgjigje të ashpër dhe se “regjimi sionist dhe Shtetet e Bashkuara do të përballen me pasojat”.
Këto komente vijnë pas sulmit të 26 tetorit të Izraelit, ku u goditën baza ushtarake pranë Teheranit dhe u vranë të paktën pesë persona. Ndërkohë, edhe aleatët e Iranit, përfshirë Hezbollahun dhe Hamasin, janë dëmtuar rëndë nga sulmet e Izraelit.
Pas fjalimit të Khameneit, valuta iraniane ra afër nivelit më të ulët historik, duke reflektuar tronditjen ekonomike të vendit nga sanksionet ndërkombëtare dhe protestat e brendshme.
Tensionet e larta dhe kërcënimet me sulme direkte vënë rajonin në një situatë të paqëndrueshme dhe të rrezikshme për përshkallëzim të mëtejshëm.