Bëni shpesh “scroll” në telefonin tuaj? Rrezikoheni nga fenomeni “tru kokoshkë”!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 02.11.2024, 21:48

Nëse e gjeni veten shpesh duke bërë scroll në telefonin tuaj, një psikolog ka një paralajmërim për ju: mund të përfundoni me të ashtuquajturin “tru kokoshkë”.

Ky term, i cili tingëllon më shqetësues sesa duket, përshkruan tendencën për të kaluar me shpejtësi nga një gjë në tjetrën, sikur truri po “pëlcet” si kokoshkat në mikrovalë.

Sipas psikologut klinik Dr. Daniel Glazer, përdorimi i vazhdueshëm i aplikacioneve të tilla krijon shpërqendrime të shpeshta që shkaktojnë humbjen e vëmendjes në detyra të qëndrueshme, si leximi ose bisedat ballë për ballë.

Dr. Glazer tregon se disa aplikacione janë krijuar për të shkaktuar varësi, duke përdorur 'shpërblime' të shpejta për trurin dhe doza të vogla dopaminë për të na mbajtur të varur.

Për të shmangur fenomenin “tru kokoshkë”, Dr. Glazer këshillon të qëndroni në disa periudha të caktuara larg ekraneve të celularëve, të përqendroheni në një detyrë të vetme dhe, nëse është e nevojshme, të fshini periodikisht aplikacionet.

Pra, nëse dëshironi ta mbani trurin në formë, ndoshta është koha të rivlerësoni zakonet tuaja të përdorimit të teknologjisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit