10 vite pa zbatim të ligjit: Familjarët e policëve të rënë në detyrë ende pa strehim

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 02.11.2024, 21:22

Një shqetësim i rëndë është ngritur nga familjarët e policëve që kanë humbur jetën në krye të detyrës, të cilët prej një dekade nuk kanë marrë trajtimin me banesë falas, siç parashikon ligji.

Ligji Nr.108/2014 “Për Policinë e Shtetit,” i cili hyri në fuqi në vitin 2014, në nenin 75 përcakton se bashkëshortët dhe fëmijët e policëve të rënë në detyrë duhet të trajtohen me banesa pa pagesë, sipas procedurave të përcaktuara nga Këshilli i Ministrave. Megjithatë, që nga miratimi i tij, asnjë familje nuk ka përfituar ende strehim.

Kjo vonesë e gjatë dhe mungesa e zbatimit ka rënduar mbi shpatullat e shumë familjeve, duke përfshirë edhe fëmijë të mitur që po përballen me vështirësi të mëdha për të gjetur një strehë të sigurt.

Familjarët shprehen të dëshpëruar për premtimet e parealizuara dhe humbjen e besimit në institucionet që vetëm i zhgënjejnë. Ata theksojnë se janë të gatshëm të ndihmojnë me dokumentacionin e nevojshëm për të bërë publike këtë situatë të padrejtë dhe për të kërkuar drejtësi për mbështetjen që u takon me ligj.

Në vijim mesazhi i plotë:

Përshëndetje JOQ, dua të ndaj me ju një shqetësim ,do ju lutesha ta publikonit si rast, bēhet fjalë për strehimin me banes falas të familjarëve të Policëve të Rënë në detyrë apo për Shkak të Detyrës të cilët kanë humbur jetën gjatë viteve, në vitin 2014 ka dal ligji Nr.108/2014 "Për Policin e Shtetit", neni 75 Trajtimi i familjarëve të punonjësve që humbin jetën për shkak të detyrës në gërmën ç citohet banes falas për bashkëshorten dhe fëmijët sipas procedurave te përcaktuara nga Këshilli i Ministrave. Po bëhen 10 vite që nga dalja e këtij ligji në fletoren zyrtare dhe asnjë familje nuk është trajtuar me banes, janë shumë pak familje me këtë status, unë kam mbesat e mia minorene të cilat vuajnë akoma nëpër dyert e Institucioneve Shqiptare ku vetëm i gënjejnë, ju ndihmoj me dokumentat që do ju nevojiten për ti bër publike këto fakte, ju faleminderit

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit