Myrto Uzuni po kalon një formë të shkëlqyer me Granadën.
Sulmuesi i Kombëtares ka realizuar një supergol mbrëmjen e sotme në ndeshjen ndaj Real Zaragoza, e vlefshme për javën e 13 të La Liga 2.
Pas një krosimi në zonë, 29-vjeçari e kontrolloi mjaft mirë topin dhe bëri një goditje 'alla Del Piero', duke e dërguar topin në një kënd ku portieri kundërshtar nuk mund ta arrinte dot.
Pavarësisht golit, skuadra e tij humbi me rezultatin 2-1 në transfertë. Goli i Uzunit u shënua në minutën e 84, duke ngushtuar rezultatin i cili ishte 2-0.
Uzuni ka shënuar 6 gola për Granadën këtë sezon duke u renditur momentalisht si golashënuesi i dytë më i mirë i La Liga 2.
Granada renditet në vendin e 8 me 19 pikë.