Një skenë e pazakontë ka tërhequr vëmendjen e kalimtarëve pranë Piramidës së Tiranës, ku disa turistë janë parë duke urinuar në publik, pavarësisht pranisë së qytetarëve dhe familjeve që kalonin në zonë. Ky akt, që ka shkaktuar indinjatë te qytetarët që e kanë cilësuar si një mungesë respekti ndaj hapësirave publike dhe komunitetit vendas.
Piramida, një prej simboleve të Tiranës dhe një atraksion i njohur turistik, frekuentohet përditë nga shumë vizitorë të huaj e vendas, si dhe nga familje që shëtisin me fëmijët e tyre. Prania e fëmijëve në atë moment e bëri skenën edhe më të papërshtatshme, duke shkaktuar shqetësim të madh për prindërit dhe të pranishmit që u detyruan të dëshmojnë këtë akt të sikletshëm.
Duke pasur parasysh se Piramida konsiderohet si një pjesë e trashëgimisë kulturore të qytetit dhe një destinacion për familjet e vizitorët, ky incident ngre pyetje rreth masave që duhen marrë për të parandaluar sjellje të ngjashme në të ardhmen.