Për rreth tre javë në Shkup do të mbahet takim i ri për hekurudhën drejt Bullgarisë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 02.11.2024, 17:27

Kryeministri Hristian Mickoski sot informoi se për rreth tre javë në Shkup do të mbahet takim lidhur me ndërtimin e hekurudhës drejt Bullgarisë. Ai përkujtoi se takimi i fundit është mbajtur në Sofje, ndërsa paraprakisht ka pasur dialog të nivelit të lartë në Bruksel.

Mickoski është optimist, për, siç theksoi, atë për çka punojmë dhe ëndërrojmë të jemi udhëkryq i tre shtyllave, hekurudhor, transportues dhe energjetik, ngadalë, por sigurt ta realizojmë si Qeveri.

Sipas Mickoskit, edhe rruga nga Manastiri drejt Bullgarisë mbetet prioritet qeveritar përkatësisht Korridori 10, ndërsa pret, nëse gjithçka shkon siç duhet, siç tha, lajme të mira deri në fund të vitit edhe rreth asaj çështjeje.

Përndryshe, ka vonesë gjatë ndërtimit të hekurudhës e cila është ndarë në tre pjesë Kumanovë-Bellakoc, Bellakoc-Kriva Pallankë dhe e treta është nga Kriva Pallanka – deri në kufi.

“Nëse seksioni i dytë nuk përfundohet, nuk mund t’i qasemi realizimit të pjesës së tretë, theksojnë burime nga Qeveria.

Vonohet ndërtimi i aksit të dytë ku deri më tani janë realizuar reth 20 për qind e punëve. Si shkak i dytë për vonimin ceket baza për dyshim për nënkryesit e angazhuar, të cilët, siç ceket, jo rastësisht janë zgjedhur. Për shkak të këtyre dy gjërave nuk mund të ketë qasje drejt pjesës së tretë nga Kriva Pallanka deri në kufi.

Aksi i dytë duhet të përfundojë në fund të vitit 2026, por supozimet janë se kjo do të ndodhë shumë më vonë. Për vonesën paguhen penallti, kështu që projekti do të vijë deri 200 milionë euro.

Ministria e Transportit kumtoi se është dakorduar një kryes ta ndërtojë tunelin për lidhjen hekurudhore mes Maqedonisë dhe Bullgarisë, të revidohet çmimi dhe projekti për aksin e tretë, ndërsa Bullgaria ta përfundojë pjeësn e vet të hekurudhës.

“Tre argumentet kyçe të zëvendëskryeminsitrit dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikollovski u pranuan. Duhet të ketë projekt të përbashkët për tunelin me qëllim që të mos ndërtohet tunel i cili nuk çon askund, më tej Bullgaria ta përfundojë pjesën e vet të hekurudhës dhe e treta, të revidohet çmimi që është tejet i lartë si dhe revidim i vetë projektit. Pas vlerësimit të rreziqeve, ndërtimi i tunelit për lidhjen hekurudhore mes Maqedonisë dhe Bullgarisë është më efikase të bëhet nga një kryes”, kumtoi Ministria.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit