“Pak njerëz kanë dalë në protestë”, shkodrania në lot për atentatin tragjik në Dobraç

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 02.11.2024, 16:09

Qytetarët e Shkodrës u mblodhën sot për të protestuar kundër krimit, duke marshuar në rrugët e qytetit pas ngjarjes tragjike të 30 tetorit në lagjen “Dobraç”. Gjatë atentatit të shënjestruar ndaj Hamza Lici dhe Arlind Bushatit, humbi jetën një qytetare e pafajshme, Flutura Basha, ndërsa bashkëshorti i saj, Bashkim Basha, ndodhet në gjendje të rëndë.

Një qytetare e pranishme në protestë nuk i mbajti dot lotët, teksa shprehu zhgënjimin e saj për numrin e vogël të pjesëmarrësve në marshim, duke thënë se ishte tronditur nga mungesa e solidaritetit të bashkëqytetarëve.

“Kaq pak njerëz kanë dalë këtu. Gënjehen me një kafe. U vranë tre djem, jam nënë vetë. Nuk u mor vesh se kush i vrau. I vrau politika. Unë jetoj në Itali, kam pension italian por një ditë do kthehemi. Nuk kemi qetësi. Këtu në pedonale kanë qëlluar bam, bam. Bëri denoncim dhe djali u vra. I raftë pika babës së vet, ka bërë denoncim dhe djali iu vra”, u shpreh ajo. Ajo përmendi se jeton në Itali, por dëshiron të kthehet në Shqipëri, megjithatë ndien mungesë të sigurisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit