Vijojnë gjobat e dyfishta, qytetarja gjobitet dy herë brenda ditës për të njëjtën shkelje

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 02.11.2024, 14:43

Policia jonë vazhdon praktikat e padrejta të vendosjes së gjobave nga policia për të njëjtin rast. Në datën 26 të muajit që lamë pas, një qytetare është gjobitur në rrugën “F. Shikorka”, por për çudinë e saj, kur ka dashur të paguajë gjobën online, ka konstatuar se kishte dy gjoba për të njëjtën shkelje.

Qytetarë të tjerë kanë përjetuar situata të ngjashme dhe kanë ndarë shqetësimet e tyre me redaksinë e JOQ Albania.

Denoncimi i qytetares:

Pershendetje Joq dua te ndaj nje shqetesim me ju le lidhje me gjobat. Ne dt 26 kam qen ne rrugen F.shiroka prane nje marketi. Jam gjobitur me vleren 1000 leke ku isha dhe vete prezente dhe e mora fleten ne dore. Kur futem per te paguar online me rezultojne dy gjoba ne te njejten vlere ne te njejten dite dhe ne te njejten adrese. Theksoj se ne moment qe kam mar fleten e gjobes ne oren 7:30 pasdite jam larguar nga vendi per ne adresen ku banoj dhe nuk ka mundesi te kem mar gjobe tjeter. Per me teper qe nuk esht e lejueshme te gjobitesh brenda dites dhe ne te njejten adrese per te njejten arsye ndalimi te mjetit. Ju lutem me jepni dot nje orientim ku mund te ankohem?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit