Bizneset e Pogradecit protestojnë sërish kundër aktit normativ për impiantet e ujërave të zeza

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 02.11.2024, 09:52

Përfaqësues të bizneseve në Pogradec janë mbledhur edhe këtë të shtunë për të shprehur kundërshtimin ndaj një akti normativ që i obligon ata të instalojnë impiantet për trajtimin e ujërave të zeza. Në këtë takim, ata argumentuan se investimi në rrjetin e ujërave të zeza është kryer tashmë përgjatë bregut të liqenit të Pogradecit dhe se qyteti për një kohë të gjatë përpunon ujërat e zeza në kolektorin pranë fshatit Guras.

Bizneset theksuan se vendosja e impianteve të reja përbën një kosto shtesë për to. Një pjesë e tyre raportuan gjithashtu se kanë marrë gjoba për mosrespektimin e këtij akti.

Bizneset përgjatë vijës liqenore të Pogradecit kanë kërcënuar, së pari me mosblerjen e impianteve që variojnë nga 20 deri në 100 mijë euro dhe së dyti se do të shkojnë deri në mbylljen e aktivitetit.

Për të shprehur shqetësimet e tyre, bizneset kanë përgatitur një peticion dhe kërkuan një takim me kryeministrin dhe ministrinë përkatëse. Ata paralajmëruan gjithashtu se nëse kërkesat e tyre nuk pranohen, do të mbyllin ndihmësit e tyre si formë proteste.

"Nuk është se nuk pranojmë të vendosim impiantin por do e bëjmë vijën e liqenit gropa – gropa. Nuk jemi si në Sarandë a Vlorë. Nuk fitojmë shumë dhe bashkia na ka lodhur çdo vit me kërkesa për investime" – thotë Maksim Bregu një prej pronarëve të hoteleve në qytet.

Bashkia të rregullojë njëherë dhe të vërë në punë investimet për kanalizimet që bëri që vjet, gjithë ato miliona dhe ku i derdh qyteti ujërat e zeza? Ose të na jap dhe ne një dorë, tha një tjetër biznes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit