Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 01.11.2024, 21:43
Një qytetar shqiptar që jeton në Itali ka ndarë një mesazh me redaksinë e JOQ Albania, duke theksuar një problem të rëndësishëm me kompanitë e sigurimeve në Shqipëri. Ai shprehet se këto kompani nuk ofrojnë as minimumin e nevojshëm për ndihmën e parë, pa përmendur vlerat monetare që duhet të paguajnë qytetarët.
Ai tregon se në Itali, kompanitë e sigurimeve ofrojnë pajisje të veçanta me GPS që janë të shpejta dhe efikase. Kur ndodh një aksident, pajisja njofton menjëherë kompaninë e sigurimeve, e cila brenda 30 sekondash telefonon të aksidentuarin. Në rast se nuk përgjigjet, ata dërgojnë menjëherë një ambulancë në vendngjarje, duke siguruar ndihmën e nevojshme pa vonesa.
Ai thekson se ky shërbim, i cili është i thjeshtë për t'u instaluar dhe falas, mund të shpëtojë jetë, duke bërë thirrje për ta futur këtë sistem në tregun shqiptar.
Ky denoncim nxjerr në pah nevojën për përmirësimin e shërbimeve të sigurimeve në Shqipëri dhe rëndësinë e mbështetjes që duhet t'u ofrohet qytetarëve në raste emergjente.
Më poshtë do të gjeni mesazhin e qytetarit:
Pershendetje JOQ. Doja te ndaja kete me juve, per me teper kete mesazh e kam per kompanitë e sigurimeve ne Shqiperi qe nuk i japin popullit shqiptar minimumi gjene me njerzore ndihmen e pare pa cekur vlera monetare. Une jetoj ne Itali edhe kjo qe shikoni ketu eshte nje paketë me GPS. Kur pret siguracionin kete t'a japin falas edhe montohet fare lehtë tek bateria edhe kjo sherben online ne moment qe makina peson nje goditje sado pak te lehte siguracionit i vete njoftim urgjent qe X u aksidentua, te merr ne telefon brenda 30 sekondash nga momenti i aksidentit nese nuk u pergjigjesh telefonatës se tyre te pare ata nisin menjeher ambulancën ne vendngjarje... Si i bie shqiptarce, ti akoma pa kuptuar cfar te ndodhi ata e kan nis ambulancën... Kjo eshte gjeja me pa vlere qe mund te mendojne siguracionet ne Shqiperi por kjo shepton jete, andaj ju lutem i bej thirrje t'a fusin ne treg se nuk kushton asgje, faleminderit.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.