Polici denoncon tek JOQ: Nuk po marrim pagesat nga FRONTEX

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 01.11.2024, 20:02

Një punonjës anonim i policisë shqiptare ka raportuar për një problem serioz që ka filluar në janar 2023 lidhur me pagesat e Frontex për shërbimet e policisë. Sipas denoncimit, që nga fillimi i vitit, policët nuk kanë marrë 20% të dietës së tyre, megjithëse Frontex ka dërguar shumën përkatëse.

Denoncuesi shprehet se Ministria e Financave po mban këto të ardhura pa asnjë bazë ligjore dhe nuk ofron asnjë sqarim për situatën. Ai thotë se ka pasur një “lemsh” mes auditit dhe ministrisë, por Frontex ka konfirmuar se pagesat janë të rregullta dhe duhet t'u jepen punonjësve.

Për më tepër, punonjësit kanë marrë një letër nga Ministria e Financave që i klasifikon si debitorë ndaj Frontex, duke pretenduar pa asnjë bazë ligjore se janë paguar më shumë seç duhet. Punonjësi apelon për ndihmë për të bërë këtë situatë publike, duke theksuar se po etiketohet padrejtësisht.

Ky denoncim ngre shqetësime serioze mbi transparencën dhe menaxhimin e financave publike në Shqipëri, duke kërkuar veprime të menjëhershme nga autoritetet për të sqaruar këtë çështje.

Në vijim denoncimi i plotë:

Përshëndetje JOQ, jam një punonjës policie dhe preferoj të mbetem anonim. Dua të raportoj një problem serioz që ka filluar në janar 2023 lidhur me pagesat nga Frontex për shërbimet e policisë shqiptare. Që nga kjo data e lartepermendur,ne nuk kemi marrë 20% të dietës tonë, megjithëse Frontex ka dërguar shumat përkatëse. Ministria e Financave po mban këto te ardhura qe na perkasin ne pa asnjë bazë ligjore dhe nuk na jep asnje sqarim.Na është thënë se ka pasur një “lemsh” mes auditit dhe ministrisë ,por me info.qe une kam Frontex ka konfirmuar se pagesat nga ana e tyre janë të rregullta dhe duhet të na jepen. Për më tepër, kemi marrë një letër nga Ministria e Financave që na klasifikon si debitorë ndaj Frontex, duke pretenduar pa asnje baze ligjiore ,se na kanë paguar më shume seq duhet. Ju lutem, na ndihmoni që kjo situatë të bëhet publike, pasi nuk po marrim pagesat që na përkasin dhe po etiketohemi padrejtësisht si debitorë. Faleminderit!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit