Spanja po përballet me një situatë alarmante pas përmbytjeve në rajonin e Valencias, ku janë regjistruar shifra tronditëse të viktimave.
Sipas CNN, numri i viktimave ka arritur në 202 dhe kërkimet për personat e zhdukur po vazhdojnë. Stuhia ka përmbytur qytete dhe rrugë, ka bërë që lumenjtë të dalin nga shtrati, duke lënë mijëra banesa pa energji elektrike dhe ujë të pijshëm.
Valencia ka përjetuar reshjet më të mëdha të 28 viteve të fundit, duke kapur banorët të papërgatitur dhe duke i bllokuar në bodrumet dhe katet e ulëta të ndërtesave.