Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, është larguar me buzëqeshje nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).
Pasi doli nga SPAK, gazetarët e pyetën për arsyen e pranishmërisë së tij dhe nëse kishte paraqitur dorëheqjen, por ai nuk dha përgjigje të drejtpërdrejtë. Beci u shpreh se “Do të flas në momentin e duhur.”
Gazetarët e pyetën gjithashtu për çështje të tjera, si përse ndodhej në SPAK, nëse kishte takuar kryeministrin Rama dhe se si do të përballohej nesër një protestë për mosbindje civile në qytet.