Një 30-vjeçare shqiptare është arrestuar nga policia italiane me akuzën se ka detyruar të birin e mitur të shpërndante drogë në një park lojërash. Mediat italiane raportojnë se bashkë me të janë arrestuar edhe partneri i saj italian dhe vëllai 27-vjeçar i saj.
Gjatë kontrollit, policia zbuloi një armë me numër serial të fshirë dhe sasi të vogla kokaine dhe hashashi. Kjo çoi në zbulimin e një rrjeti të shpërndarjes së drogës, ku ishte përfshirë edhe djali 14-vjeçar. I mituri detyrohej të shpërndante lëndë narkotike duke e kërcënuar dhe dhunuar.
Shqiptarja, së bashku me vëllain dhe partnerin, do të përballen me akuzat në gjykatë, përfshirë akuzën për abuzim ndaj fëmijëve.