Torturat e WizAir nuk kanë fund.
Ditën e sotme shqiptarët që do udhëtonin nga Tirana drejt Barit dhe anasjelltas kanë mbetur të bllokuar në aeroport prej disa orësh pasi kompania e fluturimeve ka shtyrë fluturimin pa asnjë sqarim.
Fluturimi nga Tirana që ishte planifikuar për në orën 06:50 është shtyrë 4 herë deri më tani dhe pasagjerët nuk e dinë ende çfarë do ndodhê me ta pasi askush nuk u jep shpjegime. Fluturimi në fillim është shtyrë në orën 08:00, pastaj 08:30, pastaj në 12:40 dhe në fund 13:35.
Por pasagjerët që presin në aeroport kanë frikë se fluturimi do shtyhet sêrish dhe kështu janë duke humbur kohë, por edhe rezervimet në hotel.
Nga ana tjetēr edhe pasagjerët që do udhëtonin nga Bari drejt Tiranës po përballen me të njëjtën problematikë.
Ata thonë se fluturimi i tyre ishte parashikuar për në orën 08:30, por e kanë shtyrë në orën 15:10.
Si pasagjerët që do udhëtojnë drejt Barit ashtu edhe ata që kanë destinacion Tiranën kanë mbetur në aeroporte pa e ditur çfarë do ndodhë me fatin e tyre dhe pa asnjë shpjegim logjik nga kompania e fluturimeve WizzAir.
Denoncimi nr.1
Pershendetje . Ndodhem ne aeroportin e Barit . Nisja do do behej ne 8 e 30 dhe tani thuhet ne 15:10. Me wizzair e famshem
Denoncimi nr.2
Miredita! A mund te beni publike vonesat e herepashershme te kompanise Wizz Air?! Perveç voneses mbi 4 ore nuk japin asnje informacion nese anullohet udhetimi apo çfare do te ndodhe. Askush nuk mban pergjegjesi. Udhetimi Tirane-Bari eshte shtyre 3 here dhe tani nuk ka asnje informacion te metejshem.
Faleminderit
Fluturimi ishte ne 6.50 U shty ne 8 e pastaj ne 8.30 . Tani nuk ka asnje informacion. Disa thone eshte shtyre ne 12.40 e disa thone ne 16.00. Por thone nuk punojme per wizz. Duhet te marrim kompanine ne tel. Kompania ka nje hotline me pagese
Denoncimi nr.3
Me falni per shqetesimin Jemi qe ne 6 te mengjesit ne Rinas dhe nisja ishte per ne oren 6 e 50 dhe e kane shtyre 6 here fluturimin kompania Wizeer. Nuk jep njeri info, te pakten te ikim ne shpi humbem rezervimin e hotelit