Lavazhet e shqiptarëve në Greqi pastrojnë paratë e krimit, bashkëpunim me autoritetet vendore

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 01.11.2024, 11:36

Sipas burimeve nga Policia Greke, AADE dhe Ministria e Financave, shumë lavazhe në Athinë po përdoren për pastrimin e parave nga mafiozët shqiptarë. Media greke “Pronews” raporton se këto lavazhe shërbejnë si një mënyrë për të kanalizuar të ardhurat nga aktivitetet e paligjshme, si trafiku i drogës dhe prostitucioni.

Autoritetet në Athinë theksojnë se ky sektor ekonomik ofrohet për pastrim, duke iu referuar aktiviteteve të lavazheve që raportojnë deri në 500 makina në ditë, sidomos në periferitë jugore. Në një lavazh të zonës së Glyfadhës, pranë një restoranti luksoz, për shembull, më shumë se 300 makina, shpesh luksoze dhe me targa të huaja, kalojnë çdo ditë, ndërsa lavazhi ofron shërbimet afër një sheshi qendror, pavarësisht shqetësimeve për ndikimin urban dhe lejet e diskutueshme.

Në të njëjtën zonë, një tjetër lavazh dyshohet se ka lidhje me grupe kriminale. Janë zbuluar edhe disa lavazhe të tjera në zonat e Pireut, Petrou Ralli, Mesogeia, Nikaia dhe Ilioupoli, ku të gjitha kanë pasur mbështetje nga autoritetet lokale për licencimin, pavarësisht mungesës së dokumenteve që justifikojnë investime të mëdha financiare.

Në disa raste, punëtorët shqiptarë të lavazheve janë zbuluar se bashkëpunojnë me banda të specializuara në vjedhje makinash, ku kopjojnë çelësat dhe më pas vjedhin automjetet. Ndërkohë, disa nga pronarët e vërtetë të këtyre lavazheve janë të dënuar shqiptarë që drejtojnë operacionet nga brenda burgut.

Hetimet po shtrihen gjithashtu në përfshirjen e drejtuesve të pushtetit lokal dhe të disa zyrtarëve të policisë, të cilët kanë anashkaluar shkeljet e rregullave urbanistike dhe shëndetësore, duke lejuar funksionimin e këtyre lavazheve në kushte të dyshimta.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit