U hynte grave në banesë dhe i sulmonte seksualisht, arrestohet shqiptari në Angli

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 01.11.2024, 11:20

Një 34-vjeçar shqiptar është vënë në pranga në Britaninë e Madhe, pas disa sulmeve të përsëritura seksuale ndaj grave.

Mediat britanike raportojnë se Ibrojan Fezullahu trokiste në shtëpi të ndryshme në Teesside me pretekstin se kishte nevojë të karikonte celularin e tij, por në banesën e viktimës së parë ka hyrë me dhunë dhe ka filluar ta prekë e ta puthë për gati 30 minuta derisa gruan e ka shpëtuar bashkëshorti i saj.

Në gjykatë thuhej se ai kishte parë gruan teksa merrte një porosi tek dera e shtëpisë dhe më pas i ka kërkuar asaj në mënyrë agresive që të futej brenda për të karikuar telefonin e tij.

Edhe rasti i dytë ka ndodhur në Teesside. Ai ka trokitur në një tjetër banesë dhe i ka kërkuar një tjetër gruaje të futet brenda për të karikuar telefonin e tij.

Pasi ka komunikuar me viktimën e dytë përmes “Google Translate” duke i thënë se kishte pak kohë në Angli, nuk kishte një shtëpi dhe flinte keq gjatë netëve, 34-vjeçari është lejuar të hyjë brenda. Aty ka nisur t’i afrohet, ndërsa ajo ka reaguar menjëherë duke shkuar në katin e dytë të banesës për të thirrur bashkëshortin e saj.

Iborjan Fezollahu është identifikuar menjëherë pas këtij rasti nga kamerat e sigurisë. Ai u arrestua nga forcat e policisë dhe akuzohet tashmë për dy sulme seksuale. Në gjykatë, Fezullahu është mbrojtur duke thënë se në Shqipëri i kërcënohet jeta dhe për këtë arsye ka kërkuar azil në Britaninë e Madhe.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit