Përmbytje apokaliptike në Valencia, 158 të vdekur, 120 mijë persona të evakuuar

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 31.10.2024, 19:53

Në Valencia, Spanjë, po vazhdojnë operacionet e kërkim-shpëtimit për të përballuar pasojat e një moti ekstrem, që deri tani ka marrë jetën e 158 personave. Sipas Qendrës Koordinuese të Emergjencave, janë gjetur edhe tre viktima të tjera gjatë natës, ndërkohë që më shumë se 120,000 banorë janë detyruar të evakuohen nga shtëpitë e tyre. Situata mbetet e paqartë për numrin e personave të zhdukur, me shumë të evakuuar që kanë gjetur strehim në hotele të Valencias.

Katastrofa ka shkatërruar infrastrukturën në zonë, duke bllokuar mbi 119 rrugë rurale dhe duke lënë fshatra të izoluara në baltë. Ushtria dhe forcat civile kanë ndërhyrë kryesisht nga ajri, duke shpëtuar 250 persona gjatë natës, ndërsa operacionet vazhdojnë. Kryeministri Pedro Sanchez pritet të vizitojë zonën e prekur për të mbështetur ekipet në terren.

Ndërkohë, katastrofa ka nxitur debat mbi përgjegjësinë për dhënien e alarmeve të hershme. Kryebashkiaku i Valencias, Carlos Mazon, ka mohuar akuzat për mungesë vigjilence, duke theksuar se paralajmërimet për motin e keq ishin dhënë që nga e diela.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit