Nikolin Jaka “kullufit” 3.6 milionë euro për ushqimin e Spitalit Psikiatrik Vlorë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 31.10.2024, 19:32

Një tender për shërbimin e gatimit dhe shpërndarjen e ushqimit në Spitalin Psikiatrik "Ali Mihali" në Vlorë, me fond limit prej 316,793,525 lekë (rreth 3.8 milionë euro me TVSH), ka përfunduar drejt e në duart e kompanisë “SORI-AL” shpk, në pronësi të Alma Tafanit, e njohur si partnerja e Nikolin Jakës.

Për këtë tender, i cili u zhvillua nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara në një procedurë të hapur mbi kufirin e lartë monetar, konkurruan vetëm dy kompani, ku “SORI-AL” shpk fitoi me një ofertë prej 302,149,920 lekë (rreth 3.6 milionë euro me TVSH) – afro 95% e fondit limit.

Dyshimet për paracaktimin e fituesit janë ngritur nga fakti se oferta fituese ishte më e larta e dorëzuar, një tregues i fortë për mungesën e konkurrencës reale. Për më tepër, që në fillim të tenderit, janë ngritur zëra për një proces të manipuluar, ku përzgjedhja mund të ketë qenë e paravendosur për t’i dhënë kontratën kompanisë së lidhur me Jakën, me vlerë fituese shumë pranë fondit limit.

Ky tender ka ngjallur shqetësime në lidhje me transparencën dhe integritetin e procedurës së prokurimit publik, për të cilën pritet hetim i mëtejshëm nga autoritetet për të hedhur dritë mbi çdo mundësi abuzimi apo parregullsi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit