Qentë, ashtu si ne, nuk i zë gjumi kur janë të stresuar

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 31.10.2024, 20:30

Një studim i botuar në revistën shkencore të Royal Society zbuloi se qentë, ashtu si njerëzit, mund të flenë me vështirësi për shkak të stresit.

Studiuesit regjistruan valët e trurit të 16 qenve që përjetuan ose një “ditë të mirë” ose një “ditë të keqe.” Ditët e mira përfshinin aktivitete si përkëdheljet dhe loja me top, ndërsa ditët e këqija përfshinin ndarje të shkurtra nga pronarët ose mbajtje të lidhur pranë një dere.

Pas një dremitjeje prej tre orësh, qentë e stresuar treguan cilësi më të dobët të gjumit dhe u zgjuan më herët se ata të relaksuarit. Interesant është fakti që qentë e stresuar gjithashtu ranë në gjumë më shpejt, një fenomen që studiuesit e përshkruan si “gjumë të nxitur nga stresi.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit