Në një tender korruptiv me vlerë të frikshme i cili është shënuar me Flamur të Kuq për shkelje galopante konkurrence duhet dërguar urgjentisht në SPAK për hetim.
Në këto raste as hetimi nuk është i nevojshëm pasi “taze” Tan Agolli i FSHZH ka favorizuar qartazi oligarkun Besnik Bami në një tender me vlerë 8.6 MILIARD Lekë me paratë e popullit.
Burimi i financimit për tenderin me objekt pëemirësim të shtresave asfaltike është qeveria shqiptare. 5 kompani janë skualifikuar nga gara dhe tenderi është formuluar me kritere të veçanta në mënyrë që Bami të dalë fitues.
Shkelja e dyfishtë në këtë tender është fakti se Bami nuk është ofertuesi me vlerën më të ulët, kusht ky për çdo procedurë prokurimi mënyrë që të minimizohen shpenzimet nga Buxheti i Shtetit për shërbime dhe mallra publike.
Kompanitë e tjera janë skualifikuar për kriterin e veçantë pika 2.3.1 në tender, i cili është stisur për të nxjerrë oligarkun fitues. Në këtë pikë të Specifikimeve të Veçanta kërkohet që ofertuesi të ketë kryer punë të ngjashme të mëparshme me vlera të mëdha kontrate brenda 5 viteve të fundit nga shpallja e kontratës.
Duke qenë se Bami është “peshk i madh” është kapur disa herë nga “rrjeta” e parave publike dhe është ushqyer mirë në “akuariumin e qeverisë”. Mbetet për t’u parë nëse do të jetë SPAK ai që do e “gatuajë për darkë peshkun e madh” apo do ta lërë në akuarium të bëhet peshkaqen me duke ngrënë “njerëz” (paratë publike të taksave të popullit).