Pamje të rënda nga masakra në Shkodër! Kush është i riu që u qëndron pranë viktimave?!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 31.10.2024, 17:45

Janë publikuar pamjet e rënda, pak sekonda pas atentatit të ndodhur pasditen e djeshme në Shkodër, ku mbeti i vrarë Hamza Lici, Arlind Bushati dhe aksidentalisht Flutura Basha. I plagosur rëndë mbeti bashkëshorti i 56-vjeçares.

Siç shihet edhe nga pamjet, trupat janë në rrugë, pa shenja jete, ndërkohë duket një person, shumë i shqetësuar dhe me duart me gjak që rri pranë Hamza Licit.

Dyshohet se ky është personi i tretë që ka qenë në makinë me dy viktimat.

Ende nuk dihet se kush është ky person, por ka ngjashmëri të madhe me Ibrahim Licin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit