Një punonjës i kompanisë së ujit “Kond” është parë teksa zbriste nga furgoni i kompanisë duke grumbulluar bidona plastikë disa litrosh nga koshat e plehrave.
Në videon e siguruar ekskluzivishit për JOQ, shoferi e pret teksa i riu i fut shishet plastike që ka mbledhur në furgonin e kompanisë, duke ngritur dyshime…
Duket sikur kjo është një rutinë e kompanisë që ndalon në kosha dhe mbledh shishet e plastikës për t’i ripërdorur më pas.
Ky veprim ka shkaktuar shqetësim mes qytetarëve, të cilët shprehen të shqetësuar për sigurinë dhe higjenën e produkteve që konsumojnë.
“Uji kond mbledh bidonat neper kosha plehrash edhe i riperdor…”-shkruan qytetari që ka parë skenën.