Atentati në Shkodër/ Publikohet FOTO e personit misterioz që dyshohet se ishte në makinë me viktimat

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 31.10.2024, 17:12

Policia e Shkodrës ende nuk e ka identifikuar personin e tretë që ishte në makinën ku mbetën të vrarë Hamza Lici dhe Arlind Bushati.

Por në media është publikuar një foto e personit të dyshuar, i cili u largua menjëherë pas ngjarjes dhe është filmuar nga një kamera amatore.

Personi në fjalë është parë i veshur me bluzë, xhaketë dhe pantallona të zeza, ndërsa hetuesit janë angazhuar intensivisht për të bërë të mundur identifikimin dhe lokalizimin e tij.

Mediat raportojnë se policia po bashkëpunon me autoritetet për të mbledhur çdo provë që mund të ndihmojë në zbardhjen e ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit