Një aksident i rëndë ka ndodhur në Bulqizë, ku një automjet tip "Audi" ka përplasur një motoçikletë.
Si pasojë e kësaj përplasje, një grua që ndodhej në motor është plagosur rëndë. Ngjarja është vënë re nga drejtuesit e tjerë të mjeteve, të cilët kanë lajmëruar menjëherë ambulancën dhe policinë.
Mjekët në spitalin e Bulqizës kanë konfirmuar se e aksidentuara është në gjendje kritike dhe ajo është transportuar me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim të mëtejshëm. Bashkë me të në Tiranë është transportuar edhe bashkëshorti, drejtuesi i motorit pasi edhe gjendja e tij paraqitet e rëndë.
Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar shkakun e tij.