Shantazhonin të miturën me foto e video intime, arrestohet çifti në Mat

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 31.10.2024, 14:06

Tre persona, banues në Komsi, Mat janë vënë në prangat e policisë, në kuadër të finalizimit të operacionit “Blackmail”.

Mësohet se janë arrestuar shtetasit I.M., 23 vjeç, S.M., 24 vjeçe, (burrë e grua) dhe një 17-vjeçare, (lidhje familjare me shtetasin I.M).

Këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, krijonin profile në rrjetin social “Instagram”, dhe shtanatazhonin një 17-vjeçare, duke i kërkuar vlera monetare për mospublikimin e disa fotove e videove intime.

Gjithashtu, nga veprimet hetimore të kryera është dokumentuar ligjërisht se tre shtetasit e arrestuar, kanë përfituar nga 17-vjeçarja, shumën e parave prej 15.000 lekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit