Liria e shprehjes dhe media, ambasadori Gonzato: Asnjë progres në këtë fushë

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 31.10.2024, 12:12

Ambasadori i delegacionit Europian në Tiranë, Silvio Ginzato tha se përsa i përket lirisë së shprehjes, komisioni ka arritur në konkluzionin se nuk ka pasur asnjë progres dhe është e nevojshme të punohet shumë më tepër në këtë fushë.

"Një tjetër fushë e rëndësishme, është liria e shprehjes dhe për fat të keq komisioni nuk vëren asnjë progres në këtë fushë dhe sa i përket çështjeve afatgjata që kanë qenë shqetësuese sidomos mbivendosja e interesave të medias, biznesit dhe politikës dhe kushtet e problematike të punës së gazetarëve. Shpresoj që çelja e grupkapitullit të parë të negociatasve të jetë një mundësi e mirë për autoritetet shqiptare që të realizojnë këto reforma”, – tha ai.

Vendit tonë herë pas here i është tërhequr vëmendja nga raporte të ndryshme ndërkombëtare për lirinë e medias. Problematikat në këtë sektor kanë sjellë jo vetëm censurë, por shpesh edhe autocensurë nga vetë gazetarët, për shkak të frikës së pushtetit.

Edhe vitin e kaluar Raporti i përvitshëm mbi pluralizmin në media nga Qendra për Pluralizmin dhe Lirinë e Medias, CMPF, në Institutin Evropian Universitar në Firence e përcaktoi Shqipërinë ndër vendet me rrezik të lartë në fushën e medias.

Sipas raportit, treguesi i pluralizmit të medias u përkeqësua ndjeshëm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit