Masakra e Shkodrës, dyshohet se autorët janë vrasës me pagesë nga Mali i Zi

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 31.10.2024, 11:19

Autoritetet kanë ngritur dyshime se autorët e masakrës me 3 të vrarë dhe 1 të plagosur në Shkodër janë vrasës me pagesë nga Mali i Zi, në moshë të re.

Rezulton se makina e viktimave ka hyrë hyrë në vendin tonë nga Mali i Zi gjatë ditëve të fundit. Automjeti ka hyrë edhe gjatë ditës së djeshme nga pika kufitare e Hanit të Hotit dhe nuk përjashtohet mundësia që dikush të ketë lajmëruar autorët. Gjatë ditës së mërkurë, makina është parë duke kaluar disa herë në zonën e Dobraçit në unazën e Shkodrës.

Hetuesit kanë sekuestruar më shumë se 35 gëzhoja në vendngjarje. Makina e djegur e autorëve, deri tani nuk ka prodhuar asnjë të dhënë për grupin hetimor, pasi numri i shasisë është dëmtuar nga zjarri, megjithatë është dërguar për ekspertim me shpresën se mund të zbulohet.

Nga masakra në Shkodër pasditen e 30 Tetorit, mbetën të vrarë Hamza Lici, Arlind Bushati dhe Flutura Basha e cila ishte kalimtare e rastit dhe nuk ka lidhje me ngjarjen. I plagosur rëndë ka mbetur bashkëshorti i Fluturës, Bashkim Basha, gjithashtu pa lidhje me ngjarjen.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit