Pesë muaj para zgjedhjeve lokale të vitit 2023, institucionet shtetërore kanë ulur ndjeshëm vendosjen e gjobave. Të dhënat tregojnë se në periudhën janar-maj 2024, gjobat ishin dy deri në dhjetëfish më të larta se në të njëjtën periudhë të vitit 2023, kur u mbajtën zgjedhjet.
Gjatë fushatës, inspektorët kanë vendosur shumë më pak gjoba, me një rënie drastike në numrin e ndëshkimeve. Ekspertët e lidhin këtë "zbutje" me përpjekjet për të mos shkaktuar pakënaqësi te qytetarët para zgjedhjeve. Pjesa më e madhe e institucioneve kanë rritur ndëshkimet pas zgjedhjeve.
Policia Rrugore, për shembull, ka vendosur 333.179 gjoba në 2023, ndërsa këtë vit, pa zgjedhje, janë vendosur 482.083 gjoba, duke i bërë gjobat 1.7 herë më të larta. Inspektorati Shtetëror i Punës ka vendosur 76 gjoba në vitin zgjedhor, krahasuar me 453 në vitin pasardhës.
Disa inspektorate, si ai i Mbrojtjes së Territorit, kanë regjistruar një ulje të gjobave deri në 12.5 herë para zgjedhjeve, ndërsa Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është një përjashtim, duke vendosur më shumë gjoba përpara zgjedhjeve sesa pas.
Ekspertët besojnë se kjo praktikë lidhur me gjobat tregon një përdorim politik të inspektoratëve për të menaxhuar mardhëniet me qytetarët. “Pas fushatave, vërejmë një ashpërsim të gjobave,” thonë ata.
Gjobat e vendosura nga inspektoratet kanë një ndikim të madh në buxhetin e shtetit, me mbi 30 milion euro të mbledhura në vitin 2024, që tregon se gjobat përdoren për të mbushur arkat e buxhetit.