23 shtatori i vitit 2022 ishte dita e fundit që familjarët patën kontakt me 75-vjeçaren Shaniko Çaushi. Mëngjesin e dy vjetëve më parë, ajo doli herët nga shtëpia për të shkuar tek i biri i plagosur, i cili banonte pak metra më poshtë saj. Por e moshuara nuk arriti kurrë në shtëpinë e djalit, dhe askush nuk dëgjoi më prej saj.
Tashmë që kanë kalaur dy vjet nga kjo ndodhi, janë zbardhur dëshmi të reja që mund të çojnë në zbardhjen e kësaj ngjarjeje të mistershme.
Zhdukja po zbardhet nga emisioni “Drita në tunel” me Angeliki Nikolouli dhe sot pas gati dy vitesh prifti i fshatit është i dyshuari kryesor për vdekjen 75-vjeçares, Shaniko Çaushi, nënë me 7 fëmijë, dhe gjyshe me 19 nipër e mbesa.
Mediat greke raportojnë se ndaj priftit të fshatit është ngritur një akuzë për vrasje, ndërsa dy të huaj me kombësi çeke dyshohet se janë akuzuar si bashkëpunëtorë.
Sipas dokumenteve zyrtare, dyshohet se e moshuara shqiptare është goditur nga makina e priftit teksa po kalonte rrugën për në shtëpinë e djalit të saj. Më 22 mars 2022, prifti duke folur me Evangelia Marinaki dhe në emisionin “Drita në tunel” me Angeliki Nikolouli, pohoi se nuk e njeh 75-vjeçaren.
Bashkëpunëtorët e priftit ishin dy çekë, baba e bir, të cilët në atë kohë po kryenin punë në varrezat e fshatit dhe tentuan të mbulonin aksidentin, duke zhdukur gjurmët, si dhe trupin e 75-vjeçares.
Para dy vjetësh, familjarët dhe miqtë e të moshuarës fatkeqe nuk mund ta besonin atë që kishte ndodhur. Pavarësisht gjithçkaje, ata po i bënin presion autoriteteve për të nisur hetimet. Prifti dhe dy çekët u vunë në shënjestër që në fillim të hetimit, por nuk kishte prova të forta të fajësimit.
Raportohet se është vetëm çështje kohe që famullitari i Qarkut, i cili ka marrë edhe titullin kryekomisar i rrethit të 5-të të Mitropolisë, të vendoset përpara organeve hetimore, pasi është hetuar për vrasje me dashje në një gjendje të lirë.