Atentati me 3 të vrarë zgjati 70 sekonda, autorët dyshohen 4: 2 qitës e 2 shoferë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 31.10.2024, 09:51

Ngjarja e rëndë që ndodhi në Dobraç të Shkodrës, ku Hamza Lici dhe Arlind Bushati u ekzekutuan, duket se është rezultat i një atentati të mirëorganizuara.

Sipas burimeve, katër autorë dyshohet se kanë marrë pjesë në këtë krim, me dy qitës që kanë përdorur armë të tipit kallashnikov për të goditur mjetin e viktimave. Një nga personat e përfshirë ka qenë shoferi, ndërsa një i katërt dyshohet se ka ndihmuar autorët të largohen pas krimit dhe djegies së makinës tek ish-reparti ushtarak në fshatin Golem të njësisë Rrethina, rreth 5 minuta nga vendi ku ndodhi masakra.

E gjithë ngjarja sipas burimeve nga grupi hetimor dyshohet të ketë zgjatur vetëm 70 sekonda dhe në një distancë prej 150 metrash. Ndërkohë që nga breshëria e plumbave, makina me targa kroate ku udhëtonin Lici dhe Bushati ka humbur kontrollin dhe është përplasur me motorin ku udhëtonin Bashkim dhe Flutura Basha, burrë e grua. Flutura 56-vjeçare ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa bashkëshorti i saj ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Vlen të thuhet se nga kontrolli i ushtruar në automjetin që udhëtonin shtetasit Hamza Lici dhe Arlind Bushati janë gjetur 3 armë zjarri (pistoleta). Kjo ngre dyshimet se dy viktimat i ruheshin ndonjë atentati të mundshëm pasi pak javë më parë, Bushati kishte denoncuar në polici një kërcënim me armë që kishte marrë. Ndërkohë shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të zonës për kapjen e autorëve, në fshatin Golem kanë konstatuar të djegur plotësisht një automjet tip “Range Rover” dhe 2 armë zjarri automatike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit