Zgjedhjet në SHBA/ Trump apo Harris, kë favorizojnë bastet?

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 31.10.2024, 22:18

Zgjedhjet presidenciale të SHBA-ve që do të mbahen më 5 nëntor po afrohen dhe kompanite të basteve kanë publikuar kuotimet e tyre mbi shanset e kandidatëve për të fituar.

Sipas këtyre të dhënave, ish-presidenti Donald Trump është më i favorizuar për të fituar zgjedhjet.

Donald Trump, kandidati republikan, ka një koeficient prej 1.57 për të fituar zgjedhjet, ndërsa Kamala Harris, kandidatja demokrate, ka një koeficient prej 2.8. Këto shifra sugjerojnë një avantazh të dukshëm për Trump.

Koeficientët për partinë fituese tregojnë një shans më të madh për republikanët me 1.53, ndërkohë që demokratët kuotohen me 2.7. Për kandidatët e pavarur, koeficienti prej 501 dëshmon se mundësia e një fitoreje të tyre është thuajse e pamundur.

Bastet ofrojnë gjithashtu opsione të ndryshme mbi aspekte specifike të zgjedhjeve, të cilat tregojnë tendencat e votave dhe pritshmëritë për kandidatë të veçantë.

Ja disa prej tyre:

Donald Trump të fitojë në Georgia dhe North Carolina: Me një koeficient prej 1.4, ka një pritshmëri të lartë që Trump të sigurojë votat e këtyre dy shteteve kyçe në jug, të cilat kanë qenë shpesh faktorë vendimtarë në zgjedhje.

Kamala Harris të marrë më shumë vota sesa Hillary Clinton në 2016: koeficienti 1.12 tregon një probabilitet të lartë që Harris do të fitojë më shumë mbështetje në krahasim me Clinton.

Trump të fitojë mbi 75 milionë vota: koeficienti 1.4 tregon besimin se Trump ka një shans të madh për të tejkaluar këtë prag të rëndësishëm, duke reflektuar përkrahjen e fortë të bazës së tij elektorale.

Trump të fitojë në Arizona, Georgia dhe Pennsylvania: Nëse arrin të fitojë secilin prej këtyre shteteve të diskutueshëm, Trump ka një shans të madh për të siguruar fitoren. Koeficienti prej 1.44 e bën këtë skenar relativisht të mundshëm, duke pasur parasysh rëndësinë e këtyre shteteve në zgjedhje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit