Aktori kryesor që pagua vetëm $300 në filmin që arkëtoi plot $90,000,000

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 30.10.2024, 21:34

Kjo është historia e jashtëzakonshme e N!xau Toma, aktorit afrikan të komedisë së famshme të Jamie Uys, "The Gods Must Be Crazy" (1980), që u pagua vetëm 300 dollarë për rolin e tij kryesor në filmin që arkëtoi plot 90 milionë dollarë.

Filmi tregon historinë e një fisi afrikano-jugor që gjen një shishe të Coca-Cola-s që ka rënë nga një avion dhe e cilëson atë si një dhuratë nga perënditë. Personazhi kryesor, Xi, të cilin e interpreton Toma, nis një udhëtim plot humor për të kthyer këtë "dhuratë" të mistershme.

Megjithëse roli i Toma ishte kryesor, regjisori Uys i dha atij fillimisht vetëm 300 dollarë për dhjetë ditë xhirimi, por ai nuk e kuptonte vlerën e parasë. Uys vendosi t’i jepte 12 krerë bagëti në vend të parave. Më vonë, Toma mori një pagesë mujore prej 100 dollarësh dhe iu krijua një fond me vlerë 20,000 dollarë.

I lindur në Namibi dhe pjesë e popullit Bushman, Toma kishte një jetë modeste përpara famës që i solli filmi. Gjatë xhirimeve në Namibi dhe Botsvana, ai udhëtonte një herë në disa javë drejt komunitetit të tij për të shmangur tronditjen kulturore.

N!xau Toma u nda nga jeta në vitin 2003 në moshën 58-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të jashtëzakonshme në kinematografi dhe një histori që tregon realitetin e hidhur të pagesave në industrinë e filmit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit