Oqean i fshehur nën hënën e Uranit? Shkencëtarët: Mund të ketë jetë në të!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 30.10.2024, 20:41

Një zbulim i ri i shkencëtarëve nga Johns Hopkins Applied Physics Laboratory ka ngritur hipotezën intriguese se në hënën e Uranit, Miranda, mund të ekzistojë një oqean i fshehur nën sipërfaqe, në të cilin mund të ketë jetë.

Hulumtimi tregon se ky oqean, që ndodhet rreth 1.7 miliardë milje larg Tokës, mund të ketë ekzistuar rreth 100-500 milionë vite më parë, përbën gati gjysmën e përmasave të kësaj hëne që ka një sipërfaqe të ngurtë.

Tom Nordheim, bashkautor i studimit, e cilëson këtë gjetje si “tejet befasuese” dhe ka bërë thirrje për nisjen e një misioni të ri për studimin e hënës Miranda.

Nga imazhet e Voyager-2 të NASA-s në 1986, studiuesit vunë re formacione interesante të terrenit të Mirandës, të cilat i krahasuan me një mozaik kuadratesh, duke aluduar se këto formacione janë rezultat i forcave të fuqishme të baticave që veprojnë në hënën Miranda.

Këto elemente sipërfaqësore i udhëhoqën studiuesit drejt një modeli kompjuterik, që tregoi për mundësinë e një oqeani nën sipërfaqen e saj të akullt.

Edhe pse nuk është ende e qartë nëse ky oqean ekziston, rezultatet nxisin përsëri dëshirën për një mision eksplorues për të verifikuar nëse Miranda vërtet fsheh një oqean dhe mundësi për jetë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit