Goditi të birin me thikë, flasin banorët e zonës

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 30.10.2024, 19:04

Pas një incidenti të rëndë ku babai plagosi të birin me thikë, banorët e zonës kanë shprehur habi dhe keqardhje. Ata e përshkruajnë familjen si të qetë dhe punëtore, duke theksuar se nuk kishin parë ndonjë shenjë dyshuese më parë.

Një banore tha: “Shumë të mirë edhe i ati edhe i biri. Djali shkon në shkollë të mesme, është mirë me mësime. Tani e mora vesh, por që mbrëmë i pashë atë e bir po iknin për në shtëpi.” Një banor tjetër shtoi: “Shpëtimi merret me bujqësi, e kam në pallat. Djali shkonte rregullisht në shkollë. Të mirë janë krejt, s’isha fare kur ndodhi ngjarja.”

Një fqinjë tjetër tregoi se e ëma e djalit e kishte paralajmëruar në mëngjes se ai nuk ndihej mirë: “Banojmë në të njëjtin pallat. Nuk e dimë se si ndodhi. Për ngjarjen e kemi marrë vesh në mëngjes. E ëma më tha e kam djalin e sëmurë pa qejf, pastaj polici tha i ati ka goditur të birin.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit