Abrashi: Opozita po “shpikë” sondazhe, matjet e fundit thonë se jemi 49%

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 30.10.2024, 18:52

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi ka folur lidhur me zgjedhet që pritet të mbahen më 9 shkurt.

Abrashi ka thënë se nuk beson aspak në sondazhet të cilat partinë të cilës ky i takon, e paraqesin rreth 35% fituese në zgjedhjet e 9 Shkurtit.

Ai thotë se të tilla rezultate po rrjedhin prej qarqeve të caktuara që lidhen me partitë opozitare.

Sipas deputetit të VV-së, sondazhi i fundit serioz, e nxjerrë VV-në në 49%. Ai shtoi se pretendimet e partisë që udhëheq aktualisht me vendin, janë që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare t’i siguronjë 60 deputetë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit