Vdesin në aksident prindërit e trajnerit Alban Bushi

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 30.10.2024, 17:54

Prindërit e trajnerit të Kombëtares U-21, Alban Bushi, kanë humbur jetën në një aksident tragjik që ndodhi në Greqi. Ngjarja u regjistrua në rrugën “Egnatia”, në segmentin Veria-Selanik, pranë zonës Kouloura Imathias.

Aksidenti përfshiu një furgon me targa greke "PMX-8942", i drejtuar nga 47-vjeçari Marios Simitliotis, dhe një automjet tip “Mercedes-Benz” me targa shqiptare "AB 454 GF", ku gjendeshin 75-vjeçari Ali Bushi dhe bashkëshortja e tij, 71-vjeçarja Bukurije Bushi. Nga përplasja, të dy pasagjerët shqiptarë humbën jetën tragjikisht në vendngjarje.

Shoferi grek, i cili pësoi lëndime të lehta, u arrestua nga policia për hetime të mëtejshme. Ali dhe Bukurije Bushi ishin prindërit e Alban Bushit, një ish-futbollist i njohur dhe aktualisht trajner i ekipit përfaqësues U-21 të Shqipërisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit