Juglindja e Spanjës është goditur nga reshje të rrëmbyeshme dhe përmbytje masive të cilat kanë shkaktuar 64 viktima, 62 në Valencia dhe 2 në Castilla – La Mancha.
Në qytetin Chiva, pranë Valencias, janë regjistruar 491 mm shi në vetëm tetë orë, një sasi që përkon me reshjet e një viti. Sipas vlerësimeve të qeverisë, rreth 140,000 njerëz janë pa energji elektrike. Rreth 132 mijë prej tyre ndodhen në Valencia, e cila ka pësuar goditjen më të madhe deri më tani.
Scary fast-flowing flash floods through streets of Albacete, Spain today, these aren't rare incidents anymore, this is one of several Spanish communities quite far apart seeing streets turn into raging rivers yesterday, today & likely tomorrow too #flood pic.twitter.com/BXZuPwaoDB
— Nick's Weather Eye (@NickJF75) October 29, 2024
Qeveria lokale e Katalonjës është në gatishmëri të lartë dhe ka forcuar shërbimet e urgjencës, për shkak të parashikimit të motit të dhunshëm dhe stuhive breshëri që priten në vijim. Në të njëjtën kohë, qeveria ka aktivizuar helikopterë, varka dhe drone për të ofruar shërbime emergjente. Shërbimi meteorologjik ka dhënë paralajmërime në Barcelonë dhe konkretisht në zonën bregdetare, për shkak të rrezikut nga stuhitë dhe shtrëngatat me mundësi breshër. Alarmet portokalli janë gjithashtu në vend për Cádiz, Seville dhe Castellón.
The Civil Guard continue to search for missing people in the devastated flood hit areas from yesterdays catastrophic storm. At least 62 people are confirmed dead with many still missing...
— Volcaholic (@volcaholic1) October 30, 2024
Letur in Albacete, Spain.pic.twitter.com/ezdmCWuYcv
Pamjet e publikuara në media tregojnë përmbytje të tmerrshme, me rrugë të kthyer në lumenj, ura të shembura dhe makina të tërhequra nga rrjedha. Përveç tragjedisë njerëzore, përmbytjet kanë shkaktuar gjithashtu ndërprerje të rëndësishme në transport, me fluturime dhe shërbime treni të anuluara në rajonin e Valencias. Bashkia e Valencias ka shpallur mbylljen e shkollave dhe ngjarjeve sportive, duke theksuar nevojën për siguri në këto kushte ekstreme.
Las imágenes de #Letur son devastadoras. El agua ha arrasado con todo a su paso y continúan buscando a seis personas desaparecidas:
— ́ (@gfc_miriam) October 30, 2024
2 trabajadores municipales
4 vecinos de la localidad
Desplegados policía, bomberos, guardia civil, protección civil y ejército. pic.twitter.com/Xt5Zt0Zvjh
Ministria e Mbrojtjes ka ofruar morgje të lëvizshme mes frikës se numri i të vdekurve do të rritej pasi u gjetën më shumë trupa sapo balta filloi të pastrohet. Zyrtarët lokalë thonë se është "e pamundur" të vendoset një shifër përfundimtare për numrin e njerëzve që kanë humbur jetën pasi me qindra rezultojnë të zhdukur.
Probleme ka patur edhe në burgun Picacent, i cili mban gati 2000 të burgosur. Rreth 140 punonjësit që shkuan në punë për turnin e djeshëm janë ende brenda, për shkak të pamundësisë për të hyrë në burg për kolegët e tyre zëvendësues. Mirëpo, sipas raportimeve nuk ka pasur asnjë problem në objekte.
ACTUALIZACIÓN
— INFOCAM (@Plan_INFOCAM) October 30, 2024
Movilización de #INFOCAM de @gobjccm en #Letur #Albacete por la #DANA a colaborar en distintas labores:
1 técnico, 16 #AAMM, 30 #BBFF,
10 medios terrestres
️1 medio aéreo pic.twitter.com/At8mJXPghV